Vendosni fjalën kyçe....

Qytetarët në Kaliforni kundërshtojnë kufizimet e Covid-19, protestojnë në rrugë (Video)


Dhjetëra demonstrues në Huntington Beach, Kalifornia e Jugut bllokuan një rrugë si pjesë e një proteste kundër ndalimit të vendosur nga Guvernatori lidhur me pandeminë Covid-19.

Videot e postuara në mediat sociale tregojnë një turmë të madhe njerëzish, shumë prej të cilëve mbajnë flamuj amerikanë dhe parulla pro-Trump, duke qëndruar pranë një kryqëzimi.

Disa nga protestuesit më pas u derdhën në rrugë. Grumbullimi ishte planifikuar të fillonte në orën 10:01 të mbrëmjes së të shtunës, saktësisht një minutë pasi ishte vendosur një shtetrrethim i ri në komunitetin buzë plazhit.

Sipas rregullit të ri, njerëzit janë të ndaluar të dalin jashtë midis orës 22:00 të mbrëmjes dhe 05:00 të mëngjesit, nëse nuk po udhëtojnë për punë thelbësore, duke iu përgjigjur një emergjence ose duke blerë ushqime.

Shtetrrethimi u vendos në 41 nga 58 qarqet e Kalifornisë që janë vendosur në nivelin ‘vjollcë’ të shtetit, niveli më kufizues i katër niveleve të qeverisë për rihapjen ekonomike gjatë krizës Covid-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *