Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Mandati i Rrogozhinës u rrëmbye në mënyrë kriminale dhe antiligjore, ftoj qytetarët të ngrihen


Ish kryeministri Sali Berisha nuk ka pranuar sërish humbjen edhe për rezultatin e Rrogozhinës.

Berisha tha se krimi e mbylli me Rrogozhinën, pasi sipas tij, mandati i kandidatit të BF u rrëmbye në mënyrë antiligjore nga institucionet.

“U mbyll me Rogozhinën  në mënyrën më kriminale sepse mandatin të cilit ja dhanë qytetarët e Rrogizhinën kandidatit të BF, ja rrëmbyen në mënyrë kriminale dhe antiligjore institucionet e farsës elektorale. Ja rrëmbyen pasi, rezultati ishte mbyllur nga qendra e paligjshme në burgun e Rrogozhinës, e cila ishte e përjashtuar nga gara elektorale. Shkelmuan, në mënyrë të padenjë, antiligjore votën e qytetarëve të Rrogozhinës. Unë ju them këtu se, u manifestuan të gjitha fenomenet më të shëmtuara antiligjore të farsës së majit 2014. Në rezultatin e mbrëmshëm, qëndron një terror i paparë i ushtruar për një muaj rresht ndaj qytetareve, biznesmenëve, zgjedhësve të Rrogozhinës. Terror i të gjitha formave. Në farsën elektorale u konstatuan manipulime të hapura, fletëvotime të përgatitura paraprakisht. Votime në grupe, familjare, të gjitha provat e shëmtuara.  Gjitha kjo farsë u drejtua nga Veliaj, i cili në përfundim të saj, pranoi se shqiptarët na duan. Pranoi se fituam. Të mendosh se shtohen votat kur pas skandaleve të tmerrshme si ajo e klanit Rraja, skandalet seksuale, arratisjes së shekullit, pas shpërthimit të ri të gjirizeve të aferës së tmerrshme korruptive, të mendosh se shtohen votat do të thotë të jesh me koeficient intelektual afër zeros.”- thotë Berisha.

Berisha ka paralajmëruar protesta dhe ftoi shqiptarët të ngrihen kundër vjedhjeve që ka bërë kryeministri Rama sëbashku me Veliajn.

Me vjedhjen e Bashkisë së Rrogozhinës, Edi Rama dhe Erion Veliaj jo vetëm nuk mbulojnë dot vjedhjen e shekullit, të djegëseve, vjedhjen e tmerrshme me Pyllin Orbital, vjedhjet e tyre të tmerrshme që arrijnë në 138 miliardë lekë sipas KLSH, me vjedhje të tmerrshme që vetëm në dogana e tatime arrijnë në 104 miliardë lekë, por përkundrazi ftoj shqiptarët, në emër të shpresës, në emër të besimit të tyre te liria, të ngrihen kundër këtij regjimi, i cili është një armik i egër i qenies së shqiptarëve.

Opozita mbyll sot një etapë, në të cilën ajo nuk gjeti asnjë befasi. Ajo paralajmëroi shqiptarët tre muaj më parë se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Por paralajmërimi ishte paralajmërim. Faktet, dokumentet, ishte detyrimi i saj t’i paraqiste para shqiptarëve dhe ketë ne e bëmë me vendosmëri gjer ditën e sotme.

Ndaj dhe ftoj çdo demokrat dhe demokrate, çdo qytetar dhe qytetare, që e do këtë vend, që beson se ai dhe fëmijët e tyre meritojnë një të ardhme jo si shtet mafioz, jo si narkoshtet, jo si shtet ku klanet e mafies bëjnë ligjin, asgjë nuk mund të mposhtë vullnetin e atyre që vendosin të luftojnë, të qëndrojnë për liri dhe dinjitet të vetin dhe vendit të tyre.”- thotë Berisha.