Vendosni fjalën kyçe....

Del jashtë kontrollit zjarri në Peshtan të Fierit


Ka dalë jashtë kontrollit përhapja e zjarrit në pyllin me pisha e dushk në fshatin Peshtan.

Flakët të favorizuara edhe nga era kanë kaluar në anën tjetër të rrugës për t’u përhapur drejt zonës së pyllëzuar në Kraps.

Mjetet zjarrfikëse janë përhapur në një perimetër më të gjerë për të punuar për shkak të situatës së vështirë, teksa tentojnë të izolojnë dhe shuajnë zjarrin që duket mision i pamundur me temperaturat e larta dhe erën që fryn.

Rreth 25 hektarë sipërfaqe me pisha, dushk, shkurre dhe ullishte janë shkrumbuar si pasojë e zjarrit tre ditor në zonën e Peshtanit në Fier.