Vendosni fjalën kyçe....

Studentët: Do e gëdhimë, kemi marrë bukë me vete


Studentët të cilët po qëndrojnë para Kryeministrisë janë shprehur se do e gëdhinë natën atje derisa kërkesat e tyre të plotësohen. Ata janë shprehur se kanë marrë bukë me vete dhe nuk do të dorëzohen për kërkesat e tyre. 

Pas skadimit të ultimatumit të vendosur për qeverinë në lidhje me plotësimin e 8 kërkesave, studentët kanë nisur përshkallëzimin e protestës. Teksa një pjesë vendosi të bllokonte rrethrrotullimin tek “Zogu i Zi”, një pjesë e tyre nisën marshimin drejt Kryeministrisë.

Duhet të themi se ata që qëndrojnë para ministrisë së Arsimit kanë mbyllur për sot protestën dhe kanë deklaruar se do ta vazhdojnë atë sërish nesër. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *