Vendosni fjalën kyçe....

Gogu i përgjigjet Bardhit: S’ka urgjencë për mocion me debat për inceneratorët, çështja i ka kaluar drejtësisë


Zv.kreu i grupit parlamentar të PS-së Toni Gogu u është përgjigjur akuzave të deputetit të PD-së Bardhi lidhur me kërkesën e opozitës për mocion me debat me kryeministrin Rama për çështjen e inceneratorëve.

Ai tha se rrëzimi i kërkesës në konferencën e kryetarëve u bë se nuk ka asnjë urgjencë për plotësimin e një kërkese të tillë duke qenë se çështja i ka kaluar drejtësisë tashmë.

“Kryetarja e Kuvendit në zbatim të rregullores e nxitur nga një kërkesë e pakicës së pakicës për një mocion me debat ku ishte shtuar dhe fjala ‘urgjente’, u thërrit Konferenca dhe i kërkoi mendim për ta bashkuar dhe me një tjetër kërkesë, për interpelancë po urgjente. Kërkonin për të diskutuar çështjen e inceneratorëve. Ne i dhamë pëlqimin kryetares që meqë çështjet janë të ngjashme për t’u bashkuar, por nuk dhamë pëlqimin që çështjet urgjente për t’u futur në Kuvend. Në sesionin e të enjtes, do vendosë Kuvendi nëse ato çështje do të përfshihen në rendin e ditës apo jo. Ne besojmë se aty nuk ka përmbajtje, tani është momenti i drejtësisë për atë çështje. Ne e kemi hapur rrugën kur ishte rasti urgjent dhe hapëm rrugën e SPAK.” – tha Gogu.