Vendosni fjalën kyçe....

Digjen orët e para të mëngjesit tre makina në Vlorë


Dy makina janë shkrumbuar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ndërsa një e tretë është djegur pjesërisht.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 në lagjen ‘Pavarësia’. Fillimisht nga flakët janë përfshirë dy mjetet ndërsa janë rrezikuar edhe disa të tjera që kanë qenë të parkuara aty pranë.

Zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes duke bllokuar që flakët të përhapeshin  më tej. Policia ka nisur hetimet për të verifikuar nëse zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.

*Fotot marrë  nga BW