Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohen për korrupsion dhe kontrolle fiktive për guroret në Tomorr, arrestohen dy punonjës të IKMT-së në Tiranë


Dy punonjës të IKMT-së Tiranë janë arrestuar pasditen e sotme nga policia e Beratit.

Ata janë arrestuar në banesat e tyre në qytetin e Tiranës dhe janë dërguar në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat, pas masës së sigurisë “arrest në burg” që është dhënë sot për ta, në mungesë, nga Gjykata e Shkallës së Parë Berat.

Punonjësit E.B dhe A.D, të dy inspektorë të IKMT-së, mësohet se akuzohen për “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre”.

Bëhet e ditur se këta dy shtetas ishin në hetim penal nga Prokuroria e Beratit që prej vitit 2021.

Nga hetimet e kryera me metoda proaktive, përgjime, vëzhgime,  ka rezultuar se dy punonjësit e IKMT-së shkonin për kontrolle në shumë subjekte të përpunimit të pllakave të gurit dekorativ në Malin e Tomorrit dhe në këmbim të vlerave monetare që merrnin nuk mbanin asnjë akt-konstatimi për shkeljet e evidentuara nga firmat e gurit në Tomorr.