Vendosni fjalën kyçe....

I kapet arsenal armësh në banesë, pranga 40-vjeçarit në Pogradec


Një 40-vjeçar është arrestuar në Pogradec pasi i është kapur një arsenal armësh e municion luftarak në banesë.

Në pranga ka rënë një person me iniciale A.L. pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në fshatin Starovë iu gjëtën një mitraloz i lehtë, një automatik; dy pushkë gjysmëautomatike, një sasi e konsiderueshme municioni luftarak, krehëra automatiku, pushke e mitralozi, 1 gjerdan mitralozi me 30 fishekë, një granatë dore offensive e pjesë të lëvizshme pushke.

Dyshohet se ai do e trafikonte në Maqedoninë e Veriut arseanalin e armëve dhe municioneve.