Vendosni fjalën kyçe....

Maxhoranca pranon kërkesën e opozitës: Nesër seancë e posaçme për Ahmetajn


Pas shumë debateve të ashpra në Kuvend për çështjen Ahmetaj, ku opozita kërkoi që në rend të ditës sot të futej çështja Ahmetaj, maxhoranca duket se është tërhequr, duke pranuar kërkesën e kësaj të fundit.

Edhe pse ishte parashikuar për ditën e hënë PS pranoi kërkesën e opozitës dhe seanca e posaçme do të zhvillohet nesër.

Kërkesa e SPAK për të zhveshur nga mandati dhe imuniteti Arban Ahmetajn me qëllim arrestimi, dominoi seancën e sotme plenare në Parlament duke prodhuar debate të forta.

Mësohet se seanca do të mbahet nesër në orën 10:00, ku do të ketë dy raporte për këtë çështje.