Vendosni fjalën kyçe....

Berisha merr në mbrojtje Ahmetajn e paralajmëron Ramën: Do e pësosh me familjen tënde


Nga “Ballkoni i Lirisë” siç e quan edhe vetë, Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama nëse i “prek një fije floku Arben Ahmetajt apo familjes së tij”.

Berisha e bëri deklaratën referuar intervistës dhe ato çka ish-numri dy i qeverisë Rama tha kundrejt ish-liderit të tij.

I deklaroj Edi Ramës, se një qime floku po i prekët Arben Ahmetajt apo familjes së tij, do e pësosh personalisht me familjen tënde. Ja bëj këtë që Arben Ahmetaj të denoncojë. E bëre me Ervis Martinajn, por nuk e bën kurrë me Arben Ahmetajn. Mos përdor kriminel mor hajdut, mos përdor vrasës, mor frikacak, sepse nuk do të mund të ndalosh veprime të tjera pastaj”,  u shpreh Berisha.