Me tensione është zhvilluar konferenca mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Beograd.
Shkak për tensionin është bërë drafti i hartuar nga qeveria shqiptare për asociacionin me komuna serbe në veri të Kosovës.
Vuçiç tha se atyre që iu është propozuar drafti nuk janë kumbarë dhe se Serbia i zgjedh vetë kumbarët. Rama i ktheu përgjigje duke i thënë se Macron dhe Scholz janë kumbarë të planit franko – gjerman.
Por, Vuçiç nuk e ka dëgjuar deri në fund përgjigjen, duke hequr kufjet dhe nuk e përfundoi konferencën, pasi priteshin edhe disa pyetje nga gazetarët.