Vendosni fjalën kyçe....

Dhuna e fisit Rraja/ Policia identifikon dhe shpall në kërkim djalin e deputetit të PS, Rexhep Rrajën


Policia e Shtetit ka reaguar sërish për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Krujë ku anëtarë të fisit Rraja, dhunuan barbarisht dy persona të fisit Maja.

Nëpërmjet një njoftimi, policia thotë se ka indentifikuar dhe shpallur në kërkim Rexhep Rraja, djali i deputetit të PS, Rrahman Rraja.

 

NJOFTIMI:

Në vazhdim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur me datë 06.07.2023, ku në një lokal në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, një grup personash kanë goditur me sende të forta shtetasit B. M., dhe J. M., Policia e Shtetit ka ndaluar 4 persona dhe ka shpallur në kërkim 3 të tjerë.

Në vijim të veprimeve hetimore është identifikuar dhe shtetasi R. Rr., për të cilin janë dërguar materialet pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Shtetasi R. Rr., është shpallur në kërkim policor dhe vijon puna nga shërbimet e Policisë, për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.