Vendosni fjalën kyçe....

Begaj vizitë në Azerbajxhan, ndërtimi i rrjetit të shpërndarjes së gazit në qendër të bisedimeve


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë vizitës në Azerbajxhan është takuar me homologun e tij Ilham Aliyev.

Në qendër të diskutimeve kanë qenë lidhjet dypalëshe të fokusuara më së shumti në sektorin energjetik kryesisht të gazit.

Begaj gjatë fjalës së tij tha se gazsjellësi TAP që merr gaz në fushat e Azerbajxhanit është i rëndësishëm për Shqipërinë dhe rajonin dhe Evropën.

“Këtë vit shënohen 30 vjet nga marrëdhënia diplomatike e vendeve tona. Kemi mjaft arsye për të qenë krenar, të cilat janë më mirë se kurrë më parë. Vjet Aliyev vizitoi Tiranën dhe më vjen mirë që impakti i asaj vizitë impaktoi menjëherë. Kemi plot arsye për hapat e mëtejshme, dialog të suksesshëm. Risolla në vëmendjen e tij disa nga hapat e suksesshme për afrimin mes dy vendeve. Shqipëria hd Azerbajxhani janë të lidhura ngushtësisht në kuadrin energjetik. Përftimet e Shqipërisë nga TAP kanë qenë të shumta. Gazsjellësi adriatiko-jonian do të kontribuoje edhe më tej si kontribuuese e gazit në rajon. Shqipëria është vend transit i gazit dhe ky është realitet tashmë.”- thotë Begaj.

Ndërsa Aliyev tha se Azerbajxhani do investojë në Shqipëri pas përfundimit të një studimi fizibiliteti për ndërtimin e një rrjeti të shpërndarjes së gazit.

‘Do të kemi një studimi fizibiliteti e pastaj do të vijojmë investimin në Shqipëri për të ndërtuar një rrjet të shpërndarjes së gazit. Kemi diskutuar sesi mund të zhvillojmë infrastrukturën tonë nga Shqipëria në vendet tona fqinje. Jam i kënaqur që kemi ambasadën tonë në Tiranë.  Kemi një vullnet të fortë politik për të vazhduar këtë lidhje dhe të gjitha këtë marrëveshje janë duke u zbatuar. Kemi rënë dakord të kemi takime të rregullta. ‘- tha Aliyev.