Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në një shtëpi të kujdesjes për të moshuar në Milano, humbin jetën 6 persona lëndohen 81 të tjerë


Gjashtë persona humbën jetën pas një zjarri që shpërtheu në një shtëpi kujdesi për të moshuarit në Milano, rreth orës 1:20 të mëngjesit.

81 persona u plagosën dhe u tranpostuan në spital. Të vdekurit janë dy gra të moshës 69 dhe 87 vjeç, të cilat ndodheshin në katin e parë,  ku ra zjarri. Sipas zjarrfikësve, ata janë djegur për vdekje. Të vdekurit e tjerë (të asfiksuar) janë një burrë 73-vjeçar dhe tre femra të moshës 75, 84 dhe 85 vjeç.

Të gjithë personat në ndërtesë u evakuuan.

Nuk dihet ende shkaku i zjarrit, por aktualisht zjarrfikësit dyshojnë një shkak aksidental. Në vendngjarje ka qenë edhe prokurorja Tiziana Siciliano, e cila deklaroi se “zjarri ka nisur nga një shtrat, është herët për të thënë se cili është shkaktari”. Me të edhe prokurori i Milanos Marcello Viola.

Hetimet dhe gjetjet i janë deleguar Brigadës Zjarrfikëse Nia (Njësia e Hetimit të Zjarrfikësve). Është hapur një rast për vrasje të shumëfishtë.