Vendosni fjalën kyçe....

Rritja ekonomike kalon parashikimet, Ibrahimaj: Do rritet me 3.7% 


Në konferencën e sotme, midis të tjerash, ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, deklaroi se ekonomia shqiptare do të  rritet përtej parashikimeve që kanë bërë institucionet ndërkombëtare, duke thënë se ajo do të rritet në 3.7 %.

Duket se ekonomia shqiptare do të mundë të gjitha parashikimet e institucioneve institucioneve ndërkombëtare, për rritjen ekonomike në Shqipëri, për të cilën është thënë se do të jetë e zymtë.

Ata e kanë renditur ekonominë shqiptare si të fundit në rajon, por ministrja Ibrahimaj në konferencën e gjahstë mujorit dha një parashikim mjaft optimist.

Sipas saj kjo rrithje e ekonimë do të ketë dy burime kryesore. E para është reforma e pagave që ka nisur qeveria, në këtë mënyrë do të shthet konsumi i popullatës. Nga krahu tjetër është turizi ku numri i turistëve është 700 mijë më i madh se vitet e tjera.

Duhet thënë që në 3 mujorin e parë të vitit rritja ekonomike ishte në nivelin 2.7%, që sipas ministres ishte më e larta në nivelin rajonal por edhe më e lartë se mesatarja e BE.