Vendosni fjalën kyçe....

U gjet me  pistoletë dhe çifte pa leje, arrestohet 67-vjeçari në Shijak


Policia ka arrestuar një 67-vjeçar në Shijak pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjetën një çifte dhe një pistoletë pa leje.

Falë informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, si dhe në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm të situatës në nivel qarku, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Penalitetet”, në kuadër të të cilit u godit një rast i mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe të armëve të gjahut.

Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi G. Ç., 67 vjeç, banues në fshatin Çizmeli, Shijak.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu çifte që posedoheshin pa leje, nga 67-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.