Vendosni fjalën kyçe....

Merr flakë autobusi në Indi, humbasin jetën 25 persona


Të paktën 25 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar kur një autobus pasagjerësh ka marrë flakë në Indinë perëndimore sot herët.

Zyrtarët thanë se aksidenti ndodhi në rrethin Buldana në shtetin Maharashtra ndërsa autobusi ishte nisur për në qytetin Pune.

“Kemi gjetur trupat e pajetë të 25 personave. Tetë të tjerë janë lënduar”, tha për Anadolu Baburao Mahamuni, një oficer i lartë i policisë në rrethin Buldana.

Ai tha se të lënduarit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Zyrtarët thanë se një hetim është duke u zhvilluar për të gjetur shkakun e aksidentit, por raportet paraprake tregojnë se autobusi goditi një ndarës rrugor dhe mori flakë.

“Në aksident ka marrë flakë rezervuari i karburantit të autobusit”, thotë Mahamuni.