Vendosni fjalën kyçe....

Madonna shtyn turneun pas infeksionit ‘serioz’ bakterial, përfundon në reanimacion


Turneu i ardhshëm i ‘Madonna Celebration’ është shtyrë pasi këngëtarja u shtrua në spital me një ‘infeksion të rëndë bakterial’, sipas një postimi në Instagram nga menaxheri i saj Guy Oseary. Turneu ishte planifikuar të fillonte në Vankuver më 15 korrik.

“Të shtunën, më 24 qershor, Madonna u prek nga një infeksion i rëndë bakterial që çoi në një qëndrim disaditor në reanimacion,” shkroi ai.

“Shëndeti i saj është duke u përmirësuar, por ajo është ende nën kujdesin mjekësor. Pritet një rikuperim i plotë. Në këtë kohë do na duhet të ndalojmë të gjitha angazhimet, që përfshin turneu. Ne do ndajmë më shumë hollësi me ju sapo t’i kemi, duke përfshirë një datë të re fillimi për turneun dhe për shfaqjet e riplanifikuara.”

Turneu global në 35 qytete supozohej të ishte një retrospektivë ambicioze për këngëtaren 64-vjeçare,  që do festonte ‘katalogun e saj të pakrahasueshëm të muzikës nga mbi 40 vitet e fundit’s, sipas një njoftimi.

Turneu ishte vendosur të ndalonte në qytete të tilla të SHBA-së si Detroit, Çikago, Nju Jork dhe Los Anxhelos përpara një turneu evropian me 11 data, duke përfunduar përfundimisht në Amerikën e Veriut në janar 2024.

Në fund të vitit 2020, këngëtarja iu nënshtrua një operacioni për zëvendësimin e ijeve pasi pësoi një dëmtim në turneun e saj Madame X.