Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Fushë Krujë-Milot, humb jetën këmbësori, shoferi shoqërohet në polici


Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të Diele në aksin rrugor Fushë Krujë – Milot, ku është përplasur për vdekje një kalimtar.

Sipas policisë i moshuari me inicialet E. M. kishte qenë duke ecur në rrugë në momentin kur një makinë me drejtues shtetasin me inicialet T. D., 53 vjeç e përplasi atë. Përplasja ishte fatale për të moshuarin i cili ndërroi jetë në vend.

“Më datë 05.12.2021., në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor Fushë Krujë- Milot, një automjet me drejtues shtetasin T. D., 53 vjeç, ka përplasur shtetasin këmbësor E. M., 67 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.