Vendosni fjalën kyçe....

Projektligji për Shkencën, Kushi: Ligji i ri synon që t’i japë një frymë të re dhe bashkëkohore kërkimit shkencor


Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi organizoi takimin e parë të konsultimit publik për projektligjin për Shkencën, i cili u zhvillua në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit me anëtarë të Këshillit të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Kushi shkruan se Ligji i ri për Shkencën synon që t’i japë një frymë të re dhe bashkëkohore kërkimit shkencor, duke e përafruar me legjislacionin e BE-së dhe duke reflektuar zhvillimet e kohës.

“Ligji i ri për Shkencën synon që t’i japë një frymë të re dhe bashkëkohore kërkimit shkencor, duke e përafruar me legjislacionin e BE-së dhe duke reflektuar zhvillimet e kohës, duke synuar zhvillimin e qëndrueshëm të vendit dhe rritjen e mirëqenies sociale, ngritjen e kapaciteteve të personelit shkencor; Fuqizimin e lidhjeve ndërkombëtare me zonën evropiane të kërkimit; rritjen e përdorimit të infrastrukturës kërkimore shkencore; nxitjen e bashkëpunimit midis institucioneve të kërkimit shkencor, biznesit, institucioneve publike, shoqërisë civile, si dhe palëve të tjera të interesuara në veprimtari kërkimore shkencore dhe inovacion”, u shpreh Kushi.