Vendosni fjalën kyçe....

Policia e Kosovës kap armatim në një makinë me targa të Beogradit në Zveçan


Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka njoftuar se njësitë e specializuara të Policisë së Kosovës kanë gjetur një sasi të madhe të armatimeve në Zveçan.

Sveçla ka theksuar se ato janë gjetur në “një veturë me targa të Beogradit” dhe “rreth 100 metra larg Komunës së Zveçanit”.

Ai ka theksuar se ne veturë janë zbuluar sasi të mëdha të armatimeve, mjeteve shpërthyese, municione të ndryshme, granatahedhës dore, armë automatike, sasi e konsiderueshme e municionit, shok-bomba, uniforma dhe çanta ushtarake.

Të gjitha këto mjete kishin për qëllim dhe shërbejnë për realizim të sulmeve terroriste ndaj qytetarëve dhe Institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Sveçla në Facebook.

Sipas tij, Policia e Kosovës bashkë me të gjitha organet tjera të sigurisë, vazhdojnë angazhimet e tyre në parandalimit e çdo akti të mundshëm që synon cenimin e sigurisë së Kosovës.

Siç ka theksuar ai, institucionet e sigurisë së Kosovës, kanë dhënë informacione se gjatë javëve të fundit, janë futur nga Serbia në Kosovë vetura dhe automjete të tjera me armatime ushtarake.