Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi sqaron mungesën në mbledhjen e Këshillit Kombëtar: Të mos thellojmë përçarjen


Kreu i grupit parlamentar të PD-së zyrtare, Gazment Bardhi, ka rrëfyer mungesën e tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Sipas tij, mbledhja ishte bërë në kundërshtim me rregullat e përcaktuara në statut.

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24, Bardhi pranoi se gjendja në PD është e vështirë duke theksuar se nuk është gjetur ende rruga e bashkimit.

Sipas tij, Sali Berisha duhet të ishte tërhequr me kohë për të mos lejuar që gjendja të mbërrinte deri në këtë pikë.

“Ka patur një kërkesë timen për mbledhjen e Këshillit Kombëtar, por mënyra e organizimit të mbledhjes ishte e ndryshme nga ajo që thuhet në statutin e PD, ndaj unë dhe një pjesë e trupit nuk ishim pjesëmarrës në takim. Rruga në të cilën është futur zhvillimet brenda PD, është një rrugë që e kam paralajmëruar që të jemi të matur për të mos thelluar përçarjen. Sot nuk kemi nevojë për ndasi.

Ky duhet të ishte momentin që të gjithë të kontribuonim në ringritjen e PD, proces që unë nuk e shoh si një proces ndarës. Ajo për të cilën kemi luftuar ka qenë një lutje kërkesë për reflektim ndaj cilitdo për të kapërcyer interesin personal. Nuk bie dakord me përsëritjen e metodave ndaj të cilave jemi ndarë, kemi pasur qëndrimin tonë më lëvizjet e grupit të zotit Berisha e kur shoh që përsëriten, ndjej keqardhje që dikur kanë thënë ndryshe e sot thonë ndryshe. Ndërkohë që ne jemi koherent në qëndrimin tonë dhe mënyrën se si duam ta shohim PD- në.” – tha Bardhi.