Vendosni fjalën kyçe....

Bie nga kati i 7 i pallatit, humb jetën e moshuara në Tiranë


 

Një e moshuar në Tiranë ka ndërruar jetë, pasi dyshohet se ka rënë nga kati i shtatë i pallatit ku banonte.

“Më datë 22.06.2023, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, dyshohet se ka rënë nga kati i 7-të i pallatit ku banonte shtetasja N. B., 87 vjeçe, dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.” shkruan njoftimi i policisë.