Vendosni fjalën kyçe....

Kim para largimit: Shqipëria të zgjidhë çështjen e pronës e të çrënjosë korrupsionin


Ambasadorja amerikane Yuri Kim tha sot se investimet e SHBA-së në Shqipëri do rriten edhe më shumë.

Ajo ceku çështjen e reformës në drejtësi, të drejtën e pronës e çrënjosjen e korrupsionit si kushtet e Uashingtonit për marrëdhënien dypalëshe.

Kim tha gjithashtu se Shqipëria është aleate e fortë e SHBA-së dhe se thyerja e rregullave të lartpërmendura e kërcënojnë paqen.

“Këto investime do e ndihmojnë Shqipërinë për shpërndarjen e energjisë në rajon, në qershor të 2022 nënshkruam memorandumin për bashkëpunimin për rrjetin 4G. Investimet e huaja të SHBA arritën në një nivel të ri, që është dyfishi i asaj të pandemisë. Tregtia jonë dypalëshe është rritur në mënyrë të vazhdueshme. Eksportet janë 3 herë më të larta se dy vjet më parë. Jam besimplotë që investimet e SHBA do të rriten dhe Shqipëria do të modernizojë sistemin për rregullat e biznesit, të zgjidhë kërkesat dhe zbatojë të drejtat e pronës dhe të çrrënjos korrupsionin. Çështja e reformës në drejtësi, çrrënjosja e korrupsionit nuk është vetëm kusht i SHBA, por dhe që Shqipëria të jetë aleate e fortë. SHBA ishin krenare që ndoqën udhëheqjen tuaj kur Shqipëria udhëhiqte OKB. Duhet të theksoj se nuk janë rregullat ato që kërcënojnë paqen, por thyerja e tyre që e kërcënojnë atë.” – tha Kim.