Vendosni fjalën kyçe....

Reshjet e shiut, përmbyten rrugët dhe oborret e shkollave në Lezhë


Reshjet e shiut me shtrëngata kanë vijuar në Lezhë gjatë gjithë natës, ndërsa janë shkaktuar probleme në disa rrugë dhe shkolla.

Uji ka mbuluar rrugët dhe oborret e shkollave.

Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur oborret e shkollave “Kosova” dhe “Besëlidhja” në Lezhë. Për pasojë, hyrja e nxënësve dhe e mësuesve është bërë e vështirë.