Vendosni fjalën kyçe....

Protesta në Leposaviç, tentohet të hyhet me dhunë në ndërtesën e komunës


Protestuesit në Leposaviç kanë tentuar të hyjnë me dhunë në ndërtesën e komunës, por nuk janë lejuar nga ushtarët e KFOR-it.

Ata pasi kanë kuptuar se në ndërtesë ndodhet ministri për Komunitete, Elbert Krasniqi dhe se duhet të hyjë brenda edhe nënkryetarja e kësaj komune, Dragana Miletiç, janë organizuar dhe kanë kaluar kordonin e ushtarëve hungarezë, mirëpo, janë ndaluar nga ushtarët tjerë të cilët ndodhen në hyrje të ndërtesës.

Deri tani nuk është shënuar ndonjë incident, por situate mbetet nën tension.