Vendosni fjalën kyçe....

Dhunoi një të moshuar në ambjent publik, policia sqaron ngjarjen në Fier


Një video e hedhur në rrjetet sociale e filmuar feshehtasi, tregonte një qytetar që po dhunonte në ambient publik një të moshuar në qytetin e Fierit.

Fill pas kësaj, policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me këtë ngjarje, pasi vet i dhunuar është paraqitur në polici për të bërë denoncim.

Nga policia mësohet se dhunuesi është shtetasi E. H., 29 vjeç, banues në Behaj, Mallakastër i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi:

Policia e Fierit ka reaguar pas pamjeve të cilat kanë qarkulluar në rrjet, ku një person shihet duke dhunuar një të moshuar.

Sipas policisë,  ditën e sotme, është paraqitur për të bërë kallëzim shtetasi O. T., 69 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka deklaruar se e kishte goditur me grushte, një shtetas që nuk e njihte.

Menjëherë pas kallëzimit, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e këtij shtetasi, në Komisariat.

Në përfundim të veprimeve të para procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin E. H., 29 vjeç, banues në Behaj, Mallakastër, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.