Vendosni fjalën kyçe....

Pak përpara finales së madhe të Champions League, nis festa mes tifozëve, formacionet zyrtare të skaudrave


Manchester City dhe Inter luajnë sot në 21:00 në Stamboll për finalen e Champions League. Në stadiumin “Ataturk” priten më shumë se 85 mijë tifozë, teksa në rrugët e Stambollit ka nisur festa. Janë të shumtë tifozët e të dyja skuadrave që kanë udhëtuar prej dje në Turqi, duke ofruar një atmosferë fantastike.

Përpara ndeshjes, trajneri Inzaghi i Interit vlerësoi kundërshtarët, duke thënë se janë ndër skuadrat më të forta në botë, teksa kërkon t’i mposhtë. Nga ana tjetër, Guardiola nuk u duk i qetë duke thënë se është finale me një takim dhe gjithçka është e mundur. Të dy trajnerët e kanë në mendje formacionin që do hedhin në fushë, duke u kushtëzuar edhe nga forma e futbollistëve. Te City me probleme është Walker, ndërsa te Interi Dimarco, Mkhitaryan dhe Correa.

Festa e tifozëve në pedonalen qëndrore të Stambollit dhe rrethinat e tij, në pritje për të parë finalen e Champions League mes Manchester City – Inter, është kthyer në një makth për ata që u është dashur të arrijnë në stadium. Zona periferike e kryeqytetit turk ku ndodhet stadiumi olimpik Ataturk është kthyer në një lëmsh ​​thuajse të pazgjidhshëm llamarine, me dhjetëra mbështetës dhe ‘të burgosur’ brenda taksive dhe mjeteve të tjera që po i transportonim.

Kjo edhe për shkak se shumë njerëz nuk ia vunë veshin rekomandimeve të UEFA-s, e cila kishte këshilluar mbërritjen e tifozëve në stadium deri në vijën e verdhë të metrosë. Për t’i komplikuar gjërat, një autobus me tifozë të Manchester City është dëmtuar dhe i ka shpërthyer motori kur ishte 3.5 kilometra larg Ataturkut, duke lënë njerëzit në këmbë.

Automjete të tjera, sërish me tifozë të skuadrës së Guardiolës, bënë xhiron e stadiumit disa herë pa dhënë asnjë shpjegim, pavarësisht grupit të madh të personelit që i udhëzonte sese ku duhet të shkonin. Me pak fjalë, të paktën tani për tani, organizimi turk i finales ka probleme edhe me ëifi-n në stadium, teksa nuk po ecën siç pritej për një event të këtij lloji, raporton Sportmediaset.

Manchester City ka udhëtuar mes problemeve për në stadiumin “Ataturk” në Stamboll. Trafiku ka qenë i rënduar në qytet, me ekipin anglez që ka mbërritur për finalen e Champions League me 30 minuta vonesë. Nëse gjithçka duhet të ishte sistemuar për në orën 19:00, skuadra angleze megjithëse e shoqëruar nga policia ka mbetur në trafikun e qytetit dhe është vonuar për në stadium. Rutina e xhiros në fushë apo përshëndetja me tifozët është bërë më shpejtë nga djemtë e Guardiolës. Tanimë skuadrat janë në stadium dhe gati për në orën 21:00.

Pak orë para fillimit të City – Inter, Gianni Infantino komentoi në llogarinë e tij në Instagram.

“Jemi këtu në Stamboll për t’u përgatitur për një ndeshje të madhe. Ndeshja sonte, finalja e Champions League. Gjithçka është gati  dhe tifozët po ashtu si skuadrat. Do të jetë një ndeshje mes klubit më të mirë në botë dhe një klubi tjetër fantastik. Do të shohim si do të jetë rezultati, mund të them se zemra ime po rreh shumë, por nuk do të zbuloj këtu se për cilin ekip“, shkruan kreu i FIFA-s.

Formacionet zyrtare:

Manchester City: Ederson; Akanji, Stones, Rúben Dias, Aké; Rodri; Bernardo Silva, De Bruyne, Gündogan, Grealish; Haaland.

Inter: Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Çalhanoglu, Dimarco; Dzeko, Lautaro Martínez.