Vendosni fjalën kyçe....

Konfliktohen dy persona në Tiranë, përfundojnë në spital


Dy persona janë konfliktuar pak më parë në Tiranë. Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasit Xh.G., dhe A.T., janë përplasur me njëri-tjetrit dhe pas sherrit të dy kanë përfunduar në spital pas lëndimeve të marra.

Sakaq në spital për kontroll mjekësor bashkëshortja e shtetasit A. T., (shtatzënë) e cila ka qenë e pranishme gjatë konfliktit.

 

NJOFTIMI:

Më datë 10.06.2023, rreth orës 19:00, në Unazë të Re, janë konfliktuar shtetasit Xh. G., dhe A. T., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu ka shkuar në spital për kontroll mjekësor bashkëshortja e shtetasit A. T., (shtatzanë) e cila ka qenë e pranishme gjatë konfliktit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.