Vendosni fjalën kyçe....

Fox News përpiqet të ndalojë Tucker Carlson të shfaqet në emisione të tjera – Media


Fox News ka pretenduar se ish-prezantuesi Tucker Carlson ka shkelur kontratën e tij të punës duke nisur një emision të ri në Twitter. Rrjeti argumenton se ka të drejta ekskluzive për shërbimet e Carlson.

Këshilltari i përgjithshëm i Fox News, Bernard Gugar, dërgoi një letër të martën në mbrëmje avokatëve të Carlson, duke paralajmëruar se rrjeti do merrte masa për të mbrojtur të drejtat e tij kontraktuale, raportoi Axios të mërkurën.

“Këtë mbrëmje, ne u informuam për paraqitjen e zotit Tucker Carlson në Twitter në një video që zgjati mbi 10 minuta,” citon gazeta të ketë thënë Gugar.

“Në bazë të kushteve të marrëveshjes, shërbimet e zotit Carlson do jenë krejtësisht ekskluzive për Fox”.

Carlson, i cili mburrej vlerësimet më të larta në historinë e lajmeve kabllore amerikane, u shkarkua nga Fox në prill, pasi rrjeti ra dakord të paguante një shlyerje prej 787 milionë dollarësh për Dominion Voting Systems për gjoja bërjen e deklaratave të rreme për kompaninë.

Axios tha se Fox, e cila vazhdon t’i paguajë Carlson-it pagën e tij të rënë dakord me kontratë, synon ta mbajë atë të heshtur deri në vitin 2025, gjë që do nënkuptonte që hosti të mënjanohet për zgjedhjet presidenciale të 2024-ës.

‘Talk show’ i Carlson në Twitter debutoi të martën, duke tërhequr më shumë se 90 milionë shikime në 24 orët e para. Niveli i vlerësimit për shfaqjen e tij kryesore në Fox ishte 5.3 milionë shikues.

Letra e Gugar pretendonte se sipas kontratës së Carlson, hosti ishte ‘i ndaluar të ofronte shërbime të çfarëdo lloji, qoftë përmes internetit nëpërmjet transmetimit ose shpërndarjes së ngjashme, ose shpërndarjeve të tjera dixhitale, qoftë të njohura tani apo të krijuara në vijim’.

Bryan Freedman, një avokat që përfaqëson Carlson, kritikoi përpjekjet e Fox për të bllokuar Carlson nga shprehja e pikëpamjeve të tij.

“Fox mbron vetë ekzistencën e saj në bazë të lirisë së fjalës”, tha ai në një deklaratë.

“Tani ata duan t’ia heqin të drejtën Tucker Carlson për të folur lirisht, sepse ai shkoi në mediat sociale për të ndarë mendimet e tij për ngjarjet aktuale.”

Carlson ka akuzuar Fox-in për mashtrim dhe ka pohuar se drejtuesit e rrjetit kanë kundwrshtuar premtimet e tyre, duke përfshirë një zotim për të mos pajtuar me Dominion ‘në një mënyrë që do pranonte keqbërje’. Axios tha se një anëtar i bordit të Fox i tha prezantuesit se ai ishte hequr nga transmetimi si pjesë e zgjidhjes ligjore.