Vendosni fjalën kyçe....

Largimi i deputetëve nga mbledhja e kryesisë, kritikon Roland Bejko: Thikë pas shpine për PD-në


Ish-kandidati i PD-së për Tiranën në zgjedhjet e 14 majit Roland Bejko e ka quajtur thikë pas shpine braktisjen e mbledhjes së kryesisë nga disa deputetë demokratë.

Sipas tij, deputetët në fjalë i kanë vënë shkelmin partisë me veprimin e tyre.

“Nuk e di si do vazhdojë më tej. Për 8 orë u diskutua nga të gjithë anëtarët dhe besojmë se gjithësecili dha versionin e tij për mënyrën sesi e ka parë PD-në.  Unë i propozova dy propozimet, i përputha në një. Në muajin gusht nuk bëhen dot zgjedhjet në parti. Kur u largua Sekretari i Përgjithshëm nuk e mora vesh sesi iku. Veprimi që u bë ishte i tillë, nëse nuk merrem parasysh ‘çohem dhe iki’. Braktisja e mbledhjeve nga ana e deputetëve ishte i tillë. Është thikë pas shpine për PD-në. Veprimet që i kanë bërë gjithsecili mban përgjegjësi dhe për demokratët sot dhe nesër. Kemi nevojë për mbështetje jo për shkelma.” – deklaroi Bejko.

Nga mbledhja e kryesisë së PD-së u larguan ditën e djeshme deputetët Gazment Bardhi, Sajmir Korreshi, Dhurata Çupi, Lefter Gështenja, Bledion Nallbati, Dashnor Sula, Helidon Bushati e Jorida Tabaku.

Kryesia e PD-së vendosi zhvillimin e zgjedhjeve për kreun e PD-së më 29 korrik, ndryshe nga sa kishin propozuar deputetët e lartpërmendur.