Vendosni fjalën kyçe....

Arrestimi i ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, ish-zyrtarëve e ndërtuesit, zbardhet dosja


Është zbardhur dosja e plotë ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako. Dako është nën hetim për dy çështje të ndryshme. Për tenderin e mbushjes me rërë në plazhin e Currilave si dhe për ndërtimin pa leje të një pallati në qendër të Durrësit.

Ndërkohë ish-drejtori i Urbanistikës në bashkinë e Durrësit, Adhurim Qehajaj akuzohet për shpërdorim detyre në bashkëpunim e falsifikim dokumentesh.

Sipas dosjes, procedimi ndaj Dakos ka nisur në vitin 2020, pas kallëzimit të banorëve të një pallati të ndërtuar nga kompania “Fakle” Sh.p.k me administrator Fiqiri Farruku.

Pallati, sipas kallëzimit është ndërtuar në  vitin 2012 duke shkelur kushtet strukturore, projekt i cili është miratuar më pas me lejen e ndërtimit nga autoritetet e administrimit të territorit.

Sipas banorëve, pallati është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 duke u bërë i pabanueshëm e ata janë detyruar të zhvendosen në banesa të tjera pasi sipas tyre, projektuesit nuk kishin llogaritur mirë kushtet teknike në projektin e paraqitur nga shoqëria ndërtuese.

Po kështu sipas kallëzimit, kompania e lartpërmendur nuk ka ndërtuar në përputhje me projektin e miratuar dhe kushtet teknike që parashikonte projekti. Sipas kallëzuesve leja e ndërtimit është dhënë në kundërshtim me ligjin dhe studimet gjeologjike dhe sizmike dhe se pallati nuk duhej kolauduar dhe as i duhej dhënë leja e shfrytëzimit.

Deri tani lidhur me dosjet në fjalë janë dhënë 7 masa arrest me burg dhe 3 arrest në shtëpi.

Arrest me burg janë dhënë për:

Vangjush Dakon, ish-kryebashkiak i Durrsësit

Adhurim Qehajaj, ish-drejtori i Urbanistikës së bashkisë Durrësit

Fiqiri Farruku, administrator i kompanisë ‘Fakle Sh.p.k.’

Ermal Lama

Fatmir Ejupi

Adrian Bulku

Adnand Toçila

Arrest në shtëpi është dhënë për:

Meri Semini

Firzilet Hajdëri

Diana Dedja