Vendosni fjalën kyçe....

Dako vetëdorëzohet në Dr.Policisë Tiranë, leja e pallatit të dëmtuar rëndë nga tërmeti që nisi hetimet e SPAK


Detaje të reja kanë dalë nga lëshimi i urdhërarrestit nga ana e SPAK për ish-kryetarin e Bashkisë Durrës, Vangjush Dako dhe disa ish-zyrtarë të Bashkisë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se Dako akuzohet për shpërdorim detyre dhe zanafilla është denoncimi nga banorë të një pallati që u dëmtua rëndë nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019.

Ndërkohë Dako është vetëdorëzuar në Drejtorinë e Policisë Tiranë.

SPAK ka firmosur urdhërarrest për zotin Dako që dyshohet për veprën penale shpërdorim detyre. Ditët e fundit është folur shumë për një arrestim të mundshëm të zotit Dako, në këto momentet autoritetet janë në banesën e zotit Dako. Ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse ai është gjetur në ambientet e shtëpisë, por forcat operacionale janë duke vijuar operacionin për arrestimin e të paktën edhe 5 ish -zyrtarëve të tjerë.

Gjithçka lidhjet me një denoncim mbi një pallat të ndërtuar 12 vite më parë, godinë me dy leje ndërtimi në kohë të ndryshme. Në tërmetin e 26 nëntori 2019, sipas hetimeve të SPAK pallati ka pësuar dëmtime të rënda, dhe banorët kanë bërë kallëzim për zotin Dako dhe ish zyrtarë të tjerë për vrasje masive të mbetur në tentativë.

Gjatë kohës së hetimit janë marrë në pyetje të gjithë personat e përfshirë, përfshirë këtue dhe zotin Dako.
Hetimi është shtirë edhe për pasurinë e zotit Dako, ka pasur kontrolle e verifikime nga institucione të ndryshme.

Emri i Dakos bëri bujë në përgjimin për grupin Abdylaj, grup kriminal i dënuar për vepra të ndryshme si trafik droge.

Dako sipas përgjimeve të dosjes 339 rezultonte se kishte lidhje me pjesëtarët e grupit. Në atë kohë, ai u thirr për tu marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda”, raporton Lala.