Vendosni fjalën kyçe....

Plagosi me thikë 2 persona në Sarandë, shpallet në kërkim autori


 

Një 52-vjecar i identifikuar si Fatmir Jashari është shpallur në kërkim për plagosjen me thikë të dy personave.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në lagjen nr.2, Sarandë, ku dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, Jashari ka plagosur me mjet prerës (thikë), Edmond Sulon 54 vjeç dhe Spiro Llambrin 62 vjeç, të dy banues në Sarandë. Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Bëhet me dije se Edmond Sulo është qëlluar me thikë në kokë dhe poshtë sqetullës.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, me qëllim kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.