Vendosni fjalën kyçe....

Kurti shkon në Sllovaki, takime me Lajçak e Borrell, mungon Vuçiç


Albin Kurti është pjesë në ditën e fundit e Konferencës për Siguri Globale në Bratisllavë.

Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu deklaroi për mediat se në mesin e aktiviteteve, Kurti do të takojë edhe shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Qëndrimi i tij do të jetë njëditor. Brenda ditës do të jetë në Kosovë”, tha Kryeziu.

Burime të Bashkimit Evropian e përmendën të martën Bratisllavën si vendtakim të mundshëm të Kurtit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe thanë se janë duke punuar në këtë drejtim.

Vuçiç, megjithatë, tha se nuk do të shkojë në Bratisllavë, sepse, siç u shpreh, “është më e rëndësishme të jem me popullin tim”.