Vendosni fjalën kyçe....

Kapen në magazinën me 1800 bimë kanabis, arrestohen dy shtetas shqiptarë në Gjermani


Në një magazinë në Geislingen, një grup kriminal shqiptar mësohet se kultivonte kanabisit. Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia gjermane.

Policia goditi plantacionin e kanabisit dhe arrestoi dy shtetasit 31 dhe 41-vjeçar të dyshuar si kontrolluesit e objektit ku kultivohej kanabisi. Media gjermane raporton se ata janë pjesë e një grupi kriminal shqiptar.

Plantacioni me gjithsej 1800 bimë u zbulua të mërkurën në një ndërtesë magazinimi. Gjatë kontrollit, dy personat u gjetën aty.. Sipas policisë, dhomat e përdorura për këtë ishin të pajisura me sistem ajrimi dhe ndriçimi si dhe pompa ujitje.