Vendosni fjalën kyçe....

Real Madrid fitore me vështirësi ndaj Vallecanos


Real Madridi ka shënuar fitore të vështirë në shtëpi ndaj Vallecanos me rezultat 2:1.

Ishin vendasit që kaluan të parët në epërsi në minutën e 31-të kur realizoi Benzema pas një asisti të bukur nga Valverde.

Miqtë u kundërpërgjigjën në minutën e 84-të kur shënoi de Tomas.

Por, Rodrygo arriti të rikthente epërsinë e “Los Blancos” në minutën e 89-të dhe ia dha fitoren vendasve.

Me këtë triumf, Real Madridi merr përkohësisht pozitën e dytë në tabelë me 74 pikë, dy më shumë se Atletico Madridi që ka një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër, Rayo Vallecano gjendet në pozitën e 11-të me 46 pikë.