Vendosni fjalën kyçe....

SHBA/ Vajza transgjinore mungon në ceremoninë e diplomimit pasi i thanë të vishej si djalë


Një vajzë transgjinore në Misisipi nuk do marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të shkollës së saj të mesme, sepse zyrtarët e shkollës i thanë asaj të vishej si djalë dhe një gjykatës federal nuk e bllokoi vendimin e zyrtarëve, sipas avokatit të familjes së vajzës, shkruan AP.

Linda Morris, avokate e stafit në Projektin e të Drejtave të Grave të Unionit Amerikan për Liritë Civile, tha se vendimi i dhënë të premten vonë nga gjykatësi i qarkut amerikan Taylor McNeel në Gulfport, Misisipi, ‘është sa zhgënjyes aq edhe absurd’.

“Klientja jonë po turpërohet dhe poshtërohet për arsye të qarta diskriminuese dhe familjes së saj po i mohohet një moment historik që ndodh një herë në jetë në jetën e vajzës së tyre,” tha Morris.

“Askush nuk duhet të detyrohet të humbasë diplomimin e tij për shkak të gjinisë së tij.”

ACLU konfirmoi se vajza 17-vjeçare – e shënuar në dokumentet e gjykatës vetëm me inicialet e saj L.B. – do anashkalonte ceremoninë e së shtunës për shkollën e mesme ‘Harrison Central’ në Gulfport. “Nxënësja ka plotësuar kualifikimet për të marrë një diplomë”, sipas Ëynn Clark, avokat për Distriktin Shkollor të Qarkut Harrison.

ACLU paditi distriktin të enjten në emër të nxënëses dhe prindërve të saj pasi drejtoresha e ‘Harrison Central Kelly Fuller’ dhe mbikëqyrësi i distriktit të shkollës ‘Mitchell King’ i thanë L.B. se ajo duhet të zbatojë rregullat e veshjes së djemve. Djemtë e maturantëve pritet të veshin këmisha të bardha dhe pantallona të zeza, ndërsa vajzat fustane të bardha.

L.B. kishte zgjedhur një fustan për ta veshur me kapelën dhe fustanin e saj. Në padi thuhet se L.B. kishte veshur fustane në klasë dhe ngjarje jashtëshkollore gjatë shkollës së mesme, duke përfshirë edhe një maturë vitin e kaluar, dhe ajo nuk duhet të përballet me trajtim diskriminues gjatë diplomimit.

Clark shkroi në dokumentet e gjykatës të premten se pjesëmarrja në një ceremoni diplomimi është vullnetare dhe jo një e drejtë e mbrojtur me Kushtetutë për çdo nxënës.