Vendosni fjalën kyçe....

Dortmund fiton ndaj Augsburgut dhe merr kreun e Bundesligës


Borussia Dortmundi e ka regjistruar një fitore shumë të rëndësishme në garën për titullin e kampionit në Bundesligë.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të dhe të parafundit, skuadra e drejtuar nga Edin Terzic mposhti në udhëtim Augsburgun

Ndeshja e zhvilluar në “WWK Arena” përfundoi me rezultatin 0:3.

Të dy golat e parë për skuadrën mysafire u shënuan nga Sebastien Haller (59’, 84’), teksa fitoren për “Verdhezinjtë” e vulosi Julian Brandt (90+4’).

Vlen të përmendet se vendasit luajtën me një futbollist më pak nga minuta e 38-të, kur nga loja u përjashtua Felix Uduokhai me karton të kuq.

Ndryshe, Borussia Dortmundi pas kësaj fitore ka 70 pikë dhe tani është lider në tabelë, me dy pikë më shumë se Bayern Munichi.

Kësisoj, skuadra kampione do të vendoset javën e ardhshme, në xhiron e fundit në Bundesligë.

Augsburgu është në pozitën e 14-të me 34 pikë.