Vendosni fjalën kyçe....

Meta pas kthimit nga Rozhaja: Të jetojmë me vështirësitë e realizimit të ëndrrave të këtyre fëmijëve (FOTO)


Pas kthimit nga Rozhaja, presidenti i Republikës Ilir Meta edhe njëherë tjetër ka ndarë disa nga momentet që ka kaluar në trevën e Malit të Zi.

I pari President i Shqipërisë që viziton këtë komunë ku banojnë shqiptarët, si dhe shkollën në gjuhën shqipe të fshatit Dacaj, Meta shprehet se “Të gjithë ne duhet të jetojmë me vështirësitë e realizimit të ëndrrave të këtyre fëmijëve, dhe të gjithë fëmijëve shqiptarë kudo ndodhen”.

“Kthehem nga Rozhaja me mbresat më të thella dhe jashtëzakonisht i lumtur pas takimeve me shqiptarët atje. Bukuritë përrallore të kësaj zone dhe dashuria e banorëve për trevat ku kanë lindur të parët e tyre, për gjuhën dhe Flamurin Kombëtar, besoj do t’i japin në të ardhmen edhe më shumë kuptim ëndrrave të Jeta dhe Elbenita Dacit, e fëmijëve të tjerë të Rozhajës. Të gjithë ne duhet të jetojmë me vështirësitë e realizimit të ëndrrave të këtyre fëmijëve, dhe të gjithë fëmijëve shqiptarë kudo ndodhen.”, shkruan Meta.

Gjtë gjithë vizitës së tij, presidenti ka ndarë me publikun emocionet që ka përjetuar në komunën e Rozhajës, ku u prit nga dhjetëra banorë që kishin dalë në rrugë vetëm për të dhe mori pjesë si i ftuar nderi në veprimtarinë tradicionale kulturore “Ora e Maleve”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *