Vendosni fjalën kyçe....

Kandidati i Bashkë Fitojmë në Vorë Indrit Hoxha do ankimojë rezultatin: Dyshimet e manipulimeve janë të mëdha


Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë në Vorë Indrit Hoxha ka deklaruar se do e ankimojë rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit në këtë bashki ku u shpall fitues kandidati i PS-së, Blerim Shera.

Në një shënim në Facebook ai shkruan se dyshimet e manipulimit janë të mëdha ndërsa shton se po përgatitet një ekip me juristë e specialist të informatikë për t’i shkuar deri në fund historisë.

“Rezultati i Vorës në zgjedhjet lokale të 2023 ka një koicidencë të frikshme me rezultatin e 6 marsit të vitit 2022. Çdo kuti votimi ka të njëjtin numër votash, njësoj si në 6 mars. Kjo koicidencë nuk mund të jetë kurrsesi një rastësi. Dyshimet e manipulimit janë të mëdha. Rilindja e cila përdor çdo mjet për të manipuluar njerëzit, sigurisht që mund të manipulojë dhe makineritë. Ne po përgatisim çdo të dhënë për të ankimuar rezultatin në Vorë. Jemi duke krijuar një skuadër me juristë dhe specialistë të informatikës për t’i shkuar deri në fund kësaj historie. Gjej rastin të falënderoj edhe njëherë të gjithë bashkëpuntorët e mi, të gjithë mbështetësit tanë dhe komisionerët tanë për garën elektorale që zhvilluam, duke patur përballë në Vorë bandat dhe krimin e organizuar, paratë e korrupsionit dhe të gjithë makinerinë shtetërore.” – shkruan Hoxha.