Vendosni fjalën kyçe....

Voton Rama: Momenti i qytetarëve të flasin. Nuk komenton deklaratën e Berishës për “hakerat iraninanë”


Edhe Kryeministri Edi Rama ka votuar në qendrën e votimit në Surrel për të zgjedhur kryetarin dhe këshilltarët bashkiakë.

Kryeministri Edi Rama ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama.

Pas votimit në një deklaratë të shkurtër për mediat Rama tha se është radha e qytetarëve të flasin.

Besoj janë thënë të gjitha ato që duheshin thënë. Tani është momenti që qytetarët të thonë fjalën e tyre. Uroj shumë që situata e krijuar nga KQZ të mos ketë ndikuar në dekurajimin e atyre që kanë shkuar të votojnë qysh në fillim në ato zona ku nuk punuan aparaturat dhe që të gjithë ata që mund të jenë dekurajuar, të rikthehen që vullneti të shkojë i plotë në të gjithë territorin e Shqipërisë, për kandidatët dhe këshillat bashkiakë”, tha Rama.

Ndërkohë, pyetjes se si e komentonte deklaratën e Berishës, se në sistem kanë ndërhyrë hackerat iranianë, Rama iu përgjigj: “edhe unë duhet t’i përgjigjem kësaj?!”.