Vendosni fjalën kyçe....

Arrestimi për shit-blerje votash, Fredi Beleri del sot para gjykatës


Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Himarë, Fredi Beleri do të mbahet ditën e sotme, në orën 11:30. Beleri akuzohet për shit-blerjet votash, për zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër.

Beleri është arrestuar pak pas mesnate para lokalit të tij bashkë me një person tjetër.  Forca të shumta policie morën pjesë në prangosjen e tij, që u bë me urdhër të SPAK. Vetë Beleri dhe të tjerët, kanë mohuar që të jenë përfshirë në shkelje të tilla, si blerja e votave.

Sipas policisë, hetimet nisën 4 ditë më parë pas informacioneve se disa persona iu ofronin qytetarëve të ndryshëm, shuma të caktuara parash kundrejt dhënies së votës për një nga kandidatët konkurrues.

Në përfundim të hetimeve, në pranga kanë rënë Dhionisios Beleri alias Alfred Beleri, 51 vjeç, dhe Pandeli Kokaveshi, 44 vjeç, për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim.