Vendosni fjalën kyçe....

Merr flakë pajisja që do furnizonte me energji avionin e “Wizz Air” në Rinas, asnjë i lënduar


Një pajsje shërbimi ka marrë flakë në pistën e aeroportit ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’.

Pajisja, ose siç quhet ndryshe sistemi ‘Air Start Unit’, që po furnizonte një avion ‘Wizz Air’ me energji, ka marrë flakë për shkak të një defekti teknik.

Ngjarja ka ndodhur pak para se avionis të niste fluturimi, por fatmirësisht nuk ka pasur asnjë pasagjer në bord. Avioni kishte rreth 1 orë që kishte mbërritur në Rinas, pasi ishte kthyer nga një fluturim nga Italia. Avioni, nga informacioni paraprak nuk është dëmtuar.

Tre zjarrfikëse të aeroporti u angazhuan për shuarjen e flakëve, ndërsa dy ambulanca ishin në vendngjarje por nuk ka pasur nevojë për ndërhyrjen e mjekëve.