Vendosni fjalën kyçe....

Pas talljes me foton, Veliaj masakron Berishën: Është pacient, më vjen keq për të


Kryebashkiaku i Tiranës Veliaj ka masakruar Sali Berishën, duke e quajtur atë ‘pacient’ dhe se ‘i vjen keq për degradimin e tij’.  

Ai ishte i ftuar në emisionin Real Story të gazetarit Sokol Ballanë Report Tv ku tha se Berisha sot është me tpër një pacient se sa një rrezik për kombin.

Deklarata e Veliajt erdhi pasi kryeministri Rama nxorri blof Berishën lidhur me një foto të publikuar prej tij një javë më parë në emisionin ‘Opinion’ sipas së cilës Veliaj kishte qenë në Iran.

Ndërkohë që në foto ishte kitaristi i grupit ‘The Eagles’, Joe Walsh.

“Vjen një fazë kur kundërshtari vjen dhe bëhet qesharak. Për Saliun kam ndjerë një antipati pasi ka vrarë njerëz. Urdhëroi aviatorët të bombardonin Vlorën. Është një njeri që ka përdorur jugun kundër veriut, një njeri që ka mbijetuar duke mbjellë konflikt. Që unë do ta neverisja këtë lloj politike e kam ditur dhe ndjerë. S’më besohet se do të më dhimbsej sepse ka degraduar në një figurë qesharake. Sot ai është një pacient më shumë se sa një rrezik për kombin. Ky është Joe Walsh. Nuk e di se kush ja ka punuar këtë rreng! Këngëtari është mosha e Saliut sot. Tre vite para se të lindja unë është bërë fotoja! Është qesharake. Një njeri që kemi pasur president kryeministër, që nuk kontrollon fare faktet. Sali është bërë një lolo sot, por edhe gazetarët para se ta nxjerrë Saliu e nxjerrin gazetarët.” – tha Veliaj.