Vendosni fjalën kyçe....

Interi ‘nënshtron’ Milanin në Ligën e Kampionëve, shumë pranë finales


Interi ka mundur Milanin në derbin gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve.

Zikaltrit kanë triumfuar në ndeshjen e vajtjes dhe janë shumë pranë finales së kompeticionit më të rëndësishëm futbollistik në kontinent pas fitimit të trofeut në vitin 2010.

Golat për Interin u shënuan nga Dzeko e Mkhitaryan në pjesën e parë të ndeshjes.

Ndeshja e kthimit luhet më 16 maj.

Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale të luajtur dje, Reali i Madridit e Manchester City barazuan në Spanjë me ndeshjen e kthimit që do luhet më 17 maj.