Vendosni fjalën kyçe....

Gazetarja Klodiana Lala nervozon Erion Veliajn me pyetjet për Ndraghettan


Gazetarja Klodiana Lala ka nervozuar me pyetjen e saj Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në daljen e tij për shtyp pas paraqitjes së tij në SPAK për padinë për shpifje ndaj Sali Berishës.

Gazetarja Lala e pyeti Veliajn nëse do përballej me prokurorinë në çështjen që lidhen me Ndraghetan ku thuhet se mafiozët kishin kontakt me Bashkinë e Tiranës.

Veliaj e anashkaloi përgjigjej teksa me nervozizëm ju përgjigj se gazetarja nuk është prokurore.

Biseda:

Klodiana Lala: Veliaj, Prokuroria ka çështje që lidhen me Ndragheta, ku thuhet se mafiozët kishin kontakt me Bashkinë e Tiranës, a do vini të përballeni me prokurorinë?

Veliaj: Do vij gjithmonë, e kemi sqaruar, s’kemi pasur asnjë kontakt. Në dallim nga Berisha nuk trembem. Një njeri që gënjen dhe shpif, është njeri që i përket të së kaluarës. Dhe një herë, pyetja juaj ishte a vij për çdo çështje.

Klodiana Lala: A keni një qëndrim thashë?

Veliaj: Po ju nuk jeni prokurore, kur të jeni do vij të flas me ju.