Vendosni fjalën kyçe....

Emirjana Sako: Brenda 2024 përfundojmë rindërtimin, akademia e Manchester City në Durrës, një mundësi për të rinjtë në sport


Kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako, njëherazi edhe kandidatja e PS për këtë bashki prezantoi vizionin e saj për katër vitet e ardhshme.

E ftuar në emisionin “Kontrast”, Sako tha se qytetarët e Durrësit duhet t’i besojnë edhe një mandat tjetër, pasi janë gati projektet e mëdha për transformimin e Durrësit.

Sako dha përgjigje për procesin e rindërtimit duke thënë se do të përfundojë brenda vitit 2024, e më pas nuk do të ketë asnjë familje pa marrë shtëpi të rindërtuar. Në lagjen e re të rindërtuar, në Spitallë, Sako thotë se do të strehohen familjet e para brenda qershorit të këtij viti.

“Durrësi vjen nga një mandati i vështirë, nga problematikat që solli tërmeti ,pandemia, por edhe pas këtyre fatkeqësive është hapur një kapitull i rëndësishëm zhvillimi me projekte transformuese në aspektin turistik dhe ekonomik të tij. Kantieret e mbetura i kemi në kontrata në zbatim, qoftë objektet DS4, janë rreth 69 pallate që janë duke u riforcuar dhe lagjja e re rindërtimit, Spitalla, është një kantier që mendojmë se brenda gjysmës së vitit do strehohen familjet e para, për të bërë të mundur që i thithë programi të përmbyllet brenda 2024”, tha Sako.

Kryebashkiakia socialiste renditi një sërë projektesh që i kanë gati për qytetin bregdetar. Sako tha se do të ndërtojnë një parking falas, si edhe kanë gati ndërtimin e një unaze për të lehtësuar trafikun në lagjen e Currilave. Ajo shtoi se do të ndërtojnë edhe 400 banesa sociale, ndërsa do të investojmë edhe ndërtimin apo rikonstruksionin e shkollave.

Sako nuk mund të linte pa përmendur marrëveshjen e rëndësishme për ngritjen e një akademie të Manchester City në Durrës.

Përfundimi i programit të Rindërtimit, bashkë me qeverinë kemi një vizion afatgjatë për Durrësin 2030. Kemi realizuar një program që prek edhe nevojat e përditshme që ka komuniteti, trafiku në qytet, të parashikojmë ndërtimin e një parkimi publik, një kantier që ka nisur, për të dhënë zgjidhje për trafikun në lagjen e Currilave, një unazë. Durrësi ka nevojë për banesa sociale. Kredi të buta, e kemi aplikuar edhe në këtë tre vjeçar. Duam të ndërtojmë banesa sociale, kemi parashikuar 400 apartamente. Arsimi është një element tjetër, do përfundojmë investimet, jo vetëm objekte të prekura nga tërmeti por edhe objekte të tjera, rindërtime dhe rikonstruksione. Sporti do ketë një prioritet sepse kemi nisur dy iniciativa, ngritja e shkolle Manchester City në Durrës”, tha Sako.

Për këtë Sako tha se fillimisht ka qenë një ftesë e Mohamed Alabbar, e më pas janë dakordësuar me ‘City Football Group’. Kjo shkollë, Sako tha se nuk do të jetë vetëm për Durrësin, por për të gjithë Shqipërinë. S ai takon Akademisë, Sako tha se fëmijët talentë, që do të spikasin, do të do kenë mundësi të ndiqen nga trajnerë dhe ekspertë të kësaj akademie.

Ka patur një ndërmjetësim, ata janë miq të mirë të qytetit të Durrësit, ftesa ka ardhar nga ata për të iniciuar një marrëveshje. Gjetëm një mirëkuptim edhe nga pala e ‘City Football Group’ për këtë projekt, nuk do jetë shkollë vetëm për fëmijët e Durrësit, por të gjithë Shqipërinë dhe rajonin më tej. Në pjesën e akademisë, ata fëmijë që spikasin do kenë mundësi të ndiqen nga trajnerë dhe ekspertë të kësaj akademia. Do fillojmë hartimin këtë vit. Ndërtimi i shkollës do bëhet nga qeveria shqiptare. Prezantuam stadiumin e ri të qytetit të Durrësit. Do jetë një pol i ri i zhvillimit të qytetit. Duam që ekonomia të shpërndahet në zonat më në veri”, tha Sako.