Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Padurim të madh paskan patur disa për satelitët



Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në “Twitter” në lidhje me çështjen e satelitëve shqiptarë në orbitë, të cilët ende nuk janë realitet.

“Padurim të madh paskan pasur disa për satelitët e sipas modës së re thonë ç’të duan pa pyetur fare more si është puna! Po një gjë çuditem si nuk duan ta kuptojnë: Unë them atë që bën e bëj atë që them dhe kur vonesat s’janë në dorën time thjesht bëj durim,po zotimit s’i ndahem jo!”-shkruan Rama.

Kujtojmë se tetorin e kaluar, kryeministri Rama tha në Parlament se Shqipëria do dërgojë dy satelitë në orbitë, që sipas tij do shërbejnë për të kontrolluar territorin, krimet e trafiqet e paligjshme.