Vendosni fjalën kyçe....

E quajti ‘kokërr injoranti’, ‘analfabet’ e ‘dru’, Beleri i përgjigjet Ramës: Show i pamoralshëm e meskin…


Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Himarën Fredi Beleri ka reaguar pas sulmit të kryeministrit Rama ndaj tij ditën e sotme gjatë një takimi me banorët e qytetit.

Në reagimin e tij ai nuk është ndalur te deklaratat e kreut të qeverisë që e quajti ‘sqepar’, ‘kokërr injoranti’, ‘analfabet në greqisht e dru në shqip’.

Beleri shkruan se Rama është në vështirësi nga kryebashkiaku në ikje i Himarës Jorgo Goro.

Kandidati i koalicionit opozitar theksoi u premtoi banorëve të Himarës se do punojë për qytetin e të gjithë qytetarët pa dallime partiake për të zgjidhur të gjitha problematikat.

Reagimi i Fredi Belerit

“DEKLARATE PER SHTYP

Himarë 6.5.2023

Fredi Beleri, kandidat për kryetar i Bashkisë Himarë, pas fjalimit të Edi Ramës sot në Himarë para zgjedhjeve të 14 majit bëri deklaratën e mëposhtme:  

«Sot në Himarë Edi Rama veshi kapelen e kryetarit të partisë duke harruar që është Kryeministri i të gjithëve. Ne veshtirësi të dukshme për të justifikuar zgjedhjen nga halli te Kryetarit në ikje, dhe keq administrimit të tij për 12 vite u mjaftua me një shoë të rradhës krejt të pamoralshëm dhe meskin sic ai e ka zakon të bëj. Në prani të të gjithëve dhe në sy të mediave ai tha “Gjergj Jorgua mund të mos jetë me i miri, pavarësisht se fle gjume dhe do një jave të zgjohet unë jam këtu t’ju garantoj se do e coj nga gjumi”. E pra me zë dhe me figurë Rama iu kerkoi Himarioteve të votonin atë si Babysitter të Goros dhe për 4 vite të tjera. Unë ju siguroj personalisht tre gjëra.

Së pari, qytetarët e Himarës vetëm një Kryebashkiak gjumash e letargjik nuk duan.

Së dyti të nesërmen e zgjedhjes sime si Kryetar i Bashkisë Himarë, duke përfaqësuar të gjithë qytetarët e Bashkisë, do të bashkëpunoj me të gjithë përfaqësuesit e Qeverisë në të mirë të interesit të bashkëqytetarëve te mij Himariot, te paktën për dy vjet të tjera me Edi Ramën, për të mirën e vendit, zhvillimin e zonës dhe për mirëqenien e qytetarëve. Sic gjithashtu, jam i sigurt se mbeturinat urbane, rrugët, parqet publike, uji, ujrat e zeza , shkollat me standarte bashkëkohore dhe mbi të gjitha ceshtja e Pronës nuk kanë ngjyra, ato nuk janë as socialiste as demokrate nuk kanë ngjyrë, as socialiste e as demokrate, janë vetëm probleme që  pengojnë njerëzit të ecin përpara.

Së treti, të martën, më 14 maj, do të ndryshojmë kryetarin e bashkisë në qytetin e Himarës dhe që të  nesërmen e zgjedhjeve do të ndryshojmë gjithçka për mirë.

Fredi Beleri